Lajme

Buka si luks

Furrtarët vendorë kanë paralajmëruar sërish ngritjen e çmimit të bukës. Ndonëse në Kosovë nuk ka çmim unik të këtij artikulli, shumë prej tyre kanë thënë se një bukë 400 gramësh prej sot do të shitet 45 centë.

Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve të Kosovës, Halit Xoxa, tha se rritja e çmimit të bukës është reflektim i rritjes së çmimit të grurit dhe miellit në tregun botëror.