Lajme
Bujqësia, mundësi për biznes në Kosovë
Bujqësia nuk mund të shihet vetëm si një resurs i mbijetesës së njerëzve në Kosovë, por edhe si një mundësi shumë e mirë për të bërë biznes

Bujqësia premton shumë për ata që mendojnë të merren me të në Kosovë. Këto komente u bënë të premten në një tryezë me temën “Bujqësia si një biznes”, me ç’rast u prezantuan edhe dy raporte, ai i përmirësimit të biznesit për fermerë, i hartuar nga Helvetas Swiss Intercoorporation, dhe çështja e TVSh-së në Kosovë, i hartuar nga Instituti Riinvest, raporton kosovapress.
Nils Roremann, nga Zyra zvicerane në Kosovë, ka thënë se qëllimi i kësaj konference është që të promovohet sektori i këtij biznesi, i cili ka një perspektivë afatgjate.
Ai ka shtuar se për projekte të tilla nuk do të mungojë mbështetja e Zyrës Zvicerane në Kosovë.
Ndërsa, ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ka thënë se është hapë një etapë e re për bujqësinë dhe për të gjithë ata që merren me të.
Por ai ka përmendur edhe pengesat në këtë sektor duke thënë se më shumë është mentaliteti psiko-sociologjik i njerëzve që bujqësinë e kanë parë më shumë si një fushë për ekzistencën e tyre se sa si një mundësi të mirë për biznes.
Kurse Fisnik Bajrami nga Instituti Riinvest, i cili e prezantoi hulumtimin për çështjen e TVSh-së në Kosovë, ka thënë se hulumtimi i tyre ka nxjerrë se TVSh-ja nuk është pengesë për zhvillimin e një biznesi në Kosovë, e sidomos të agro-kulturës, pasi që TVSh-ja nuk paguhet nga prodhuesi, por paguhet nga konsumatori.
Ai ka shtuar se ulja e TVSh-së siç kërkohet nga shumë biznese, do ta nënkuptonte ngritjen e standardit të jetesës së tyre, e jo zhvillimin më të madh të biznesit në vend.
/Kosovapress &albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal Jeton Xhepa nga Dibra pas shumë vitesh në emigracion prej 3 vitesh ka hapur resortin e...
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
-
44.224 vota nga mërgata për Lëvizjen Vetëvendosje
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut me parkingun më të shtrenjtë në botë Cyrihu mund të ketë arritur një tjetër rekord botëror – duke pasur parkimin më të shtrenjtë...
-
Moti për këtë javë: Lamtumirë motit pranveror, do të jetë përsëri lagësht dhe freskët
-
Zvicër: Rekord i udhëtarëve me tren
-
Paraja ‘cash’ mbrohet në Zvicër
-
SHBA fut Zvicrën në listën e zezë për “tregti të padrejtë”