Arkitektët shqiptarë në Zvicër
Bujar Demolli: “Arkitektura është art dhe shumë më tepër se kaq”
“Arkitektura është art, ajo kuptohet si moment ekonomik, moment historik, moment ndjenjash dhe mundësish. Nuk ka arkitekt ‘të keq’, ka realizues të mirë dhe jo të mirë”, thotë arkitekti Bujar Demolli
Shqiptarët në Zvicër tashmë nuk janë të njohur vetëm në sport e shëndetësi, por edhe në arkitekturë e në sektorë të tjerë. Një arkitekt me emër në Zvicër është Bujar Demolli. Bujari ka lindur më 11 shtator 1981 në Kosovë, derisa që nga viti 1994 jeton dhe vepron në qytetin e Cyrihut. Ai është arkitekt dhe menaxher ndërtimi, si dhe menaxher projekti, ndërsa tani është drejtor i “Starplus AG Group”. Prej 19 vitesh ka pasur përvoja të ndryshme në shumë fusha dhe në shumë vende. Bujar Demolli, në një intervistë për albinfo.ch tregon për punën që bën, arkitekturën në Zvicër, kërkesat e klientëve dhe shumëçka tjetër.
Të ndërtosh shtëpinë sipas stilit tënd apo sipas trendit të fundit?
Duhet të jetë diçka shumë funksionale për përditshmërinë, ekologjike, jo me luks të tepruar. I domosdoshëm do të ishte këndi i librit.
A arrihet përshtatja ideale e hapësirave të disponueshme që ke me idetë tua?
Jo dhe aq, sepse faktorë bazë janë parametrat ligjorë të ndërtimit në Zvicër, në kantone dhe në komuna. Pastaj janë kërkesat dhe idetë e klientit, të cilat shumë herë janë mbi mundësitë e rrethanave hapësinore (parcelore) dhe të atyre buxhetore.
Si të bësh një plan të bukur dhe funksional, njëkohësisht?
Së pari, duhet ta njohësh mirë klientin, ndoshta edhe me një vizitë paraprake në ambientet aktuale të banimit të tij. Përvoja tregon që edhe nëse dikush ndërton diçka të re, ai apo ajo edhe në vendin e ri, shumë gjëra të jetesës dhe banimit do t’i bëjë të njëjta.
Është iluzion, apo vërtet ju arkitektët po mbizotëroni në tregun e punës?
Puna e arkitekturës ka ndërhyrje direkte në jetën e njerëzimit dhe lë gjurmë vizuale në histori. Ndoshta kjo është arsyeja e një mendimi të tillë, por mbizotërim – kurrsesi!
Ju merreni me ambientet e brendshme apo të jashtme?
Unë kam studiuar fillimisht për vizatues teknik të Arkitekturës së Lartë. Pastaj gjatë studimeve në arkitekturë kam kaluar në specializim të menaxhimit në Arkitekturën e Lartë. Kjo më ka mundësuar të merrem me projektin që nga trualli, deri te vendosja e luleve dhe e kutisë postare.
Duhet të keni një fushë të preferuar…
Bisedat me klientin, duke eksploruar në dëshirat dhe mundësitë rreth projektit, i kam shumë për qejf. Por, dhe më e bukur nga kjo është pastaj realizimi, së bashku me stafin tonë të “Starplus AG Group”.
Ku konsiston puna juaj dhe si bashkëpunohet me klientin?
Klientit i duhet një bashkudhëtar gjatë realizimit të projektit. Kjo nënkupton që ka dhe momente kur për klientin edhe duhet të merret vendim, sepse së fundi, për atë ai apo ajo ka vendosur të realizojë projektin me arkitekt – dhe jo vetë. Më e rëndësishmja është që gjithçka të bëhet në bazë të argumenteve profesionale.
Këtu në Zvicër, tendenca për ta ndërtuar shtëpinë me një profesionist është një trend i ri dhe, rrjedhimisht, kam frikë se mund të mos kuptoheni mirë me klientët tuaj, apo jo?
Për shqiptarët është diçka e re. Ndërsa për vendësit – jo. Klientit duhet t’i ofrohet shija e mirë e profesionistit, dhe kjo është shije të cilën e duan të gjithë njerëzit, të marrin shërbime të mira dhe komfore për një projekt të mirë. Falë Zotit, kemi përvoja të mira me këtë çështje edhe me shqiptarët në Zvicër, ndërsa në Kosovë klienti kërkonte arkitektin, por së fundi donte që vetë ta bënte punën e arkitektit, gjë që nuk kishte fund të mirë.
Mos, ndoshta, sepse klienti ka gjithmonë të drejtë? Cili ka qenë klienti më i keq me të cilin keni punuar?
Nuk ka klient të keq, klienti gjithnjë është i mirë. Mund të ketë shërbyes të keq! Unë kam përjetuar raste me rrethana të ndryshme, por gjithnjë me përfundime të qarta, sepse ligji i ndërtimtarisë dhe normat e ndërtimit në Zvicër rregullojnë gati gjithçka. Shembull: nëse klienti nuk pajtohet me nivelimet e parketit në dysheme, është SIA 414, e cila e rregullon sa mund të jetë toleranca. Po ashtu dhe këtu vlen: “Gjithçka në bazë të argumenteve” dhe kështu arrihet bashkëpunimi dhe ka përfundim të mirë.
Po më i miri?
Të gjithë.
Po një arkitekt i mirë?
Në arkitekturë nuk ka asgjë «mirë» ose «keq». Arkitektura është art, është moment ekonomik, moment historik, moment ndjenjash dhe i mundësive. Në këtë kontekst, të gjithë janë arkitektë të mirë, por janë rrethanat që e bëjnë dallimin. Ndërsa, ka realizues të mirë dhe jo të mirë, sepse në realizim mund të bëhen gabime termoizoluese, hidroizoluese, statike, etj.
Ndoshta nuk është shumë e lehtë të zgjedhësh personin që do të projektojë shtëpinë tënde dhe, sipas shijeve tua. Çfarë u këshilloni atyre që janë në kërkim të një arkitekti?
Të njëjtin mendim e kam plotësisht me ju. Por, e njëjta ndjenjë është dhe te kërkimi i një tavë-gatuesi të mirë. Dëmi që mund të bëhet te një objekt ose te një gatim i një tave dallon shumë. Për këtë arsye sugjeroj që arkitektin dhe atë që menaxhon projektin në mënyrë gjenerale ta takojë në qetësi dhe pa presion kohe, të bisedojë detajet dhe të vizitojë projektet e tij të deritanishme dhe sidomos të bëjë kontratë të qartë, gjithëpërfshirëse, e cila rregullon të gjitha eventualitetet deri tek ajo e tërheqjes së parakohshme nga projekti, pa vlerësuar nga cila anë.
Të zgjedhësh një arkitekt të ri, që nuk ka shumë eksperiencë, por është më afër modernes, apo një tjetër, që ka eksperiencën, por ndoshta ka një stil jo shumë bashkëkohor?
Unë vlerësoj më shumë kualitetin, jetëgjatësinë, ekologjinë dhe investimin e mençur në projekt. Këtë mund të dinë njëjtë mirë shumë arkitektë të ndryshëm. Kështu që, këtu nuk do ishte reale të jepet një mendim gjthëpërfshirës.
Pse një person që do të bëjë një plan shtëpie apo diçka tjetër duhet t’ju zgjidhte juve?
Gjithçka duhet të jetë në shërbim të një dore profesionaliste rreth arkitekturës dhe ndërtimit.
Keni tashmë disa vjet pune. Mendoni se keni zgjedhur profesionin e duhur?
Patjetër. Arkitektura dhe menaxhimi në Arkitekturë të Lartë është profesioni më interesant për mua.
Nuk ka klient të keq
Nuk ka klient të keq, klienti gjithnjë është i mirë. Mund të ketë shërbyes të keq! Unë kam përjetuar raste me rrethana të ndryshme, por gjithnjë me përfundime të qarta, sepse ligji i ndërtimtarisë dhe normat e ndërtimit në Zvicër rregullojnë gati gjithçka. Shembull: nëse klienti nuk pajtohet me nivelimet e parketit në dysheme, është SIA 414, e cila e rregullon sa mund të jetë toleranca. Po ashtu dhe këtu vlen: “Gjithçka në bazë të argumenteve” dhe kështu arrihet bashkëpunimi dhe ka përfundim të mirë.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBujar Demolli
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Cyrih
- Profesioni:Arkitekt
- Kontakti http://demolli.ch/
Të tjera nga Arkitektët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane