Futboll

Buja në Zvicër që shkaktoi babai i futbollistit shqiptar

Babai i sulmuesit kosovar me pasaportë zvicerane ka fyer fillimisht trajnerit Muniz dhe pastaj e ka gjuajtur atë me çadër, gjë që bëri të jetë një kaos në fushë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin zviceran, përkatësisht në ndeshjen e Kupës së Zvicrës mes Zug dhe Zurichut.

Zurichu fitoi 2:0, ku sulmuesi shqiptar, Labinot Bajrami, u inkuadrua në fushë në minutën e 60-të dhe vetëm pas 19 minutave lojë është larguar nga trajneri Ricardo Moniz.

Zëvendësimi i Labinotit nuk i ka pëlqyer aspak babait të tij që ishte në tribuna, transmeton albinfo.ch.

Babai i sulmuesit kosovar me pasaportë zvicerane ka fyer fillimisht trajnerit Muniz dhe pastaj e ka gjuajtur atë me çadër, gjë që bëri të ndodhë një kaos në fushë.

Pas disa minutash diskutimi, në të cilin u përfshi edhe presidenti i klubit, Ancillo Canepa, ndeshja vazhdoi.

Ishte i pari i klubit bardhekaltër, i cili qetësoi situatën fillimisht në fushë me trajnerin dhe pastaj edhe në tribuna.

Ka ardhur edhe një reagim nga faqja zyrtare e Zurichut që ka dënuar fuqishëm ngjarjen dhe ka paralajmëruar veprime ligjore.