Kuriozitete
Bugatti teston shpejtësinë 417 km në orë në autostradën gjermane, reagon Qeveria
Qeveria gjermane nuk e priti aspak mirë këtë eksperiment rrugor

Makinat supersportive arrijn shpejtësi stratosferike, që është pothuajse e pamundur t’ia nxjerrësh edhe nëpër pista, e jo më në rrugë.
Zakonisht, testimet e tyre dhe rekordet e shpëjtësisë që këto makina vendosin, të gjitha bëhen nëpër aeroporte. Por, nëse ka vende të tjera ku mund t’u nxjerrësh maksimumin e makinave sportive, ato janë autostradat gjermane, ku në pjesë të caktuara nuk ka limit shpejtësie.
Këtë gjë ka bërë edhe pronari i një Bugatti Chiron, njërës prej makinave më të shpejta në botë. Marka pretendon se kjo makinë mund të arrijë deri në 419 km/h dhe Radim Passer vendosi që ta vërtetonte këtë gjë. Manjati çek e postoi videon e provës në YouTube, ku është parë gati 8 milionë herë se si kjo supermakinë arriti deri në 417 km/h, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Makinat supersportive arrijnë shpejtësi stratosferike, që është pothuajse e pamundur t’i nxirrësh edhe nëpër pista, e jo më në rrugë.
Zakonisht, testimet e tyre dhe rekordet e shpëjtësisë që këto makina vendosin, të gjitha bëhen nëpër aeroporte. Por, nëse ka vende të tjera ku mund t’i nxjerrësh maksimumin makinave sportive, ato janë autostradat gjermane, ku në pjesë të caktuara nuk ka limit shpejtësie.
Këtë gjë ka bërë edhe pronari i një Bugatti Chiron, njërës prej makinave më të shpejta në botë. Marka pretendon se kjo makinë mund të arrijë deri në 419 km/h dhe Radim Passer vendosi që ta vërtetonte këtë gjë. Manjati çek e postoi videon e provës në YouTube, ku është parë gati 8 milionë herë se si kjo supermakinë arriti deri në 417 km/h.
Por, qeveria gjermane nuk e priti aspak mirë këtë eksperiment rrugor. Ministria e Transportit, me anë të një komunikate për shtyp, dënoi “çdo sjellje që mund të sjellë rrezik për përdoruesit e rrugës”.
Edhe pse disa pjesë të autostradave gjermane nuk kanë kufi shpejtësie, ministria thotë se “shpejtësia maksimale është ajo që të lejon që ta mbash makinën gjithmonë nën kontroll”.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët