Lifestyle
Bruno Mars, më i nominuari në “American Music Awards”
Bruno Mars po udhëheq me më së shumti kategori të nominuara, tetë sosh, përfshirë këtu edhe çmimin kryesor të natës, që është kategoria "Artisti më i mirë i vitit"
Janë bërë të ditura nominimet për shpërblimet “American Music Awards” dhe Bruno Mars është ai i cili po udhëheq sivjet me tetë kategori të nominuara.
Bruno Mars po udhëheq me më së shumti kategori të nominuara, tetë sosh, përfshirë këtu edhe çmimin kryesor të natës, që është kategoria “Artisti më i mirë i vitit”. Këtu ai përballet me yjet Drake, Kendrick Lamar, dyshen e muzikës “The Chainsmokers” dhe këngëtarin Ed Sheeran. Secili nga këta artistë i ka fituar nga pesë nominime sivjet. Ndërsa artistet femra duket se kanë mbetur jashtë listës së të nominuarve në disa prej kategorive kryesore.
Sa u përket artisteve femra, ato kanë dështuar të nominohen në kategori të tilla si “Artisti më i mirë i vitit”, “Videoklipi më i mirë i vitit” dhe “Turneu më i mirë i vitit”. Pop ylli Halsey është këngëtarja që arriti të nominohet për bashkëpunimin e saj me dyshen “The Chainsmokers”, për hitin e tyre “Closer” dhe Rihanna, e cila i mori gjithsej dy nominime sivjet. E ndër emrat që i munguan dukshëm listës së të nominuarve sivjet janë Katy Perry dhe Miley Cyrus. Që të dyja artistet kanë lansuar këngë dhe albume të reja sivjet. Fituesit e shpërblimeve ‘American Music Awards’ do të bëhen të ditur më 19 nëntor.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











