Shkurt.ch

Brunner: Kampe internimi për azilkërkuesit që shkelin ligjin

"Siguria e qytetarëve në Zvicër po vjen gjihnjë e më shumë duke u rrezikuar nga azilkërkuesit kriminele"

Pasi që ditë më parë një funksionar i policisë së Zvicrës kishte përmendur mundësinë e hapjes së kampeve të internimit për azilkërkuesit delinkuentë, të njëjtën gjë e ka kërkuar së fundi edhe kryetari i SVP-UDC-së, Toni Brunner.

“Azilkërkuesit në Zvicër, edhe për shkeljet më të vogla duhet të dërgohen në kampe internimi, ku do të mbahen deri në riatdhesimin e tyre. Këto kampe, veç tjerash duhet të kenë edhe ndikimin frikësues te azilkërkuesir”, ka kërkuar Brunner.

Ai këtë e ka thënë në një intervistë që i ka dhënë gazetës “Zentralschweiz am Sonntag”.

Sipas Brunner-it, siguria e qytetarëve në Zvicër po vjen gjihnjë e më shumë duke u rrezikuar nga azilkërkuesit kriminele. Qeveria dhe parlamenti i Zvicrës duhet të marrin masa në mënyrë që të mos shkojë puna te vetëgjyqësia respektivisht te ngritja e grupeve joformale për mbrojtjen e qytetarëve, ka thënë Brunner.