Lajme

Brukseli u kërkon vendeve të BE-së ‘të strehojnë afganët më të rrezikuar’

Komisioni Evropian u kërkoi sot vendeve anëtare të BE-së që të strehojnë nga Afganistani njerëzit “që janë më në rrezik”.

“Gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut në Afganistan janë ata që janë më të rrezikuarit, gratë në veçanti”, tha në një deklaratë Komisionerja për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson.

Komisionerja Johansson tha se BE-ja duhet të shtojë angazhimin duke rritur kuotat e pritjes së atyre që po shpërngulen nga Afganistani dhe që kanë nevojë për mbrojtje.