Kosova
Bruksel, vijon sot dialogu Kosovë-Serbi
Është bërë e ditur se sot në Bruksel pritet të zhvillohet një takim ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe atij të Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, përcjell albinfo.ch.
Këtë e konfirmon në Bruksel Peter Stano, zëdhënës i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
“Mund të konfirmoj se ekziston ideja që të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Stano.
Po ashtu, zyrtari i BE-së është shprehur se këtë refuzim për të dhënë detaje e ka arsyetuar me fjalët se “nuk është praktikë që shumë ditë para takimit ta bëj publike agjendën”.
Kanë kaluar gati tre muaj prej kur nuk kanë pasur takime në nivelin e lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë, në nivel të shefave të delegacioneve për dialog takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 tetor në Bruksel, kur palët kishin diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore mes tyre.
Në BE vazhdojnë të pohojnë se qëllimi i dialogut është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve.
Sipas vetë të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të gjitha marrëveshjet për temat specifike do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.
Edhe pse Lajçaku dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, kanë pohuar se dialogu po shkon mirë, diplomatët në BE pranojnë se ai është ngadalësuar dukshëm dhe për këtë, shkakun kryesor e shohin te situata e brendshme politike në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë