Kosova

Bruksel: Sot mbahet takimi Kosovë-Serbi

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh.

Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë Koordinatori Shtetëror për Dialog Skender Hyseni, shkruajnë mediat kosovare, përcjellë albinfo.ch.

Ky takim i paraprin atij mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian – ka rinisur më 16 korrik. I njëti ishte ndërprerë kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë në fund të vitit 2018.