Lajme
Bruksel: Luiza Duraki me post të ri, nënkryetare e komunës së Anderlechtit
Shqiptarja me origjinë nga Haraçina, Luiza Duraki në postin e nënkryetares së komunës Anderlecht

Shqiptarja me origjinë nga Haraçina, Luiza Duraki tani ka marrur një post të ri, si nënkryetare e komunës Anderlechtit, ndër komunat më të mëdha të Brukselit, transmeton albinfo.ch.
Luiza Duraki me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut, më saktë nga Haraçina e Shkupit. Ajo në katër vitet e ardhshme do të jetë nënkryetare e komunës së mirënjohur Anderlecht në Bruksel.
“Sot kam bërë betimin si nënkryetare (Échevine) në Anderlecht”, kishte deklaruar Luiza në Facebook.
Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2024, Luiza kishte bërë thirrje për mbështetje rreth kandidaturës së saj dhe partisë që përfaqëson.
Ajo kishte premtuar se do luftoj për përmirësimin ekornizës dhe kushteve të jetesës për banorët e Anderlechtit.
“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të transformojmë komunën tonë në një vend ku është mirë të jetosh, dhe kjo kalon përmes vendosjes së iniciativave konkrete si pastërtia në lagjet tona por gjithashtu forcimi i policisë së afërt.
Unë do të jem në vendin e katërt në listën PS-Vooruit+ të udhëhequr nga kryetari ynë i komunës, Fabrice Cumps. Për të realizuar këto objektiva dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin tonë, kam nevojë akoma për mbështetjen tuaj të çmuar.”, kishte theksuar ajo.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët