Integrimi
Broshurë informative për refugjatët e pranuar dhe ata me F
Sekretariati Federal për Migracion (SEM) ka publikuar një broshurë informative për refugjatët dhe ata me status të përkohshëm. Broshura e re u dedikohet personave të cilëve u është njohur statusi i refugjatit dhe atyre që kanë marrë qëndrimin e përkohshëm (viza F). Të gjithë këtyre u jepet kjo broshurë në momentin kur u vjen vendimi për statusin e tyre të ardhshëm.
Aty janë përshkruar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ata kanë gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër, bën të ditur SEM në një njoftim për shtyp. Broshura e zëvendëson fletëpalosjen e cila u është shpërndarë deri tash personave të përmendur.
Broshura informon në mënyrë të thukët dhe me gjuhën më të thjeshtë të mundshme lidhur me temat si statusi, të drejtat bazë, dokumentet e identifikimit për të huajt, shkollën, vendbanimin, ndërrimin e kantonit, udhëtimet jashtë vendit, punën, kualifikimin profesional, shëndetësinë, sigurimet sociale dhe ndihmat sociale.
Broshura është shtypur në 12 gjuhë të ndryshme dhe është në dispozicion në faqen e internetit të SEM.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut