Futboll

Broja do të largohet nga Chelsea

Në përfundim të këtij sezoni, sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do të largohet përfundimisht nga skuadra e Chelsea-s.

Lajmi është bërë publik nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili përmes rrjeteve sociale bën me dije se futbollisti shqiptar do të vazhdojë me karrierën e tij larg “bluve” të Londrës, transmeton albinfo.ch.

Aktualisht Broja ndodhet në formë huazimi të skuadra e Fulham deri në verë, por edhe aty minutat për të kanë qenë të pakta.

Pasi të përfundojë huazimin, Broja do të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Për të kanë shfaqur interes disa klube edhe në kampionatet e tjera të Evropës.