Shkurt.ch

„British Airways“ lejon përdorimin e pajisjeve elektronike

Pasagjerët e kanë pasur të ndaluar të përdorin pajisjet e tyre elektronike në aeroplan për shkak të frikës së ndërhyrjeve

„British Airways“ është kompania e parë ajrore në Evropë që lejon pasagjerët të përdorin telefonat e tyre dhe pajisjet e tjera elektronike sapo avioni të ulet.

Nga 1 korriku njerëzit mund të përdorin pajisjet e tyre elektronike sapo avioni të ulet, në vend që të presin derisa ai të ndalojë plotësisht.
Pasagjerët në përgjithësi e kanë pasur të ndaluar të përdorin pajisjet e tyre elektronike në aeroplan për shkak të frikës së ndërhyrjeve, sidomos kur avioni ngrihet dhe ulet.

Këto rregulla nuk do të ndikojnë në kufizimet gjatë ngritjes, megjithatë, pajisjet duhet të mbahet të fikura kur avioni të arrijë një lartësi prej 3050 m.