Shkurt.ch

Britaniku 16 vjeç, pushtuesi më i ri i Polit të Jugut

16-vjeçari nga Britania e Madhe ka shënuar një rekord duke u bërë personi më i ri në moshë që ka pushtuar Polin e Jugut , transmeton BBC .

Louis Clark, një student nga shkolla  „Queen Elizabeth Hospital”  në qytetin anglez Bristol, mbërriti në stacionin e SHBA-së në Polin e Jugut, në Amundsen, të shtunën 18.30 , transmeton BBC.
Duke arritur në këtë stacion, adoleshenti tha se ishte shumë i lumtur që ka përfunduar udhëtimin nëpër mot të ftohtë .
Udhëtimi i anglezit  16 vjeçar ka filluar më 2 dhjetor, dy javë pas ditëlindjes së tij . Ai ka përshkuar  rreth 1.130 kilometra në ski dhe temperatura mesatare gjatë udhëtimit ishte  50 gradë celsius nën zero , ndërsa shpejtësia e erës ndonjëherë arrinte në 193 kilometra në orë.
Clark ia ka rrëmbyer rekordin kanadezes Sarah Landry, e cila të njëjtën rrugë e kishte kaluar  në vitin 2005 si pushtuesja më e re e Polit të Jugut .