Lajme
Si lindi ideja për mospagimin e faturave të energjisë te britanikët
Në Evropë, çmimet e energjisë po arrijnë pikun, duke i bërë shpenzimet për ushqime shumë më të shtrenjta. Reduktimi i konsumit të energjisë është jetik për të kufizuar inflacionin dhe që bizneset të mbijetojnë.
“Më parë piqnim 5 herë më shumë bukë, por tani kemi rënë në 3 herë. Jemi organizuar ndryshe. Kjo do të thotë se bukët speciale piqen bashkë me bagetat dhe jo veç e veç”, thotë një qytetar.
Por shtrëngimi i rripit të energjisë nuk është i lehtë për këdo.
“Mendoj se kjo është abuzive. Ne bëjmë ç’të duam në shtëpi, pasi paguajmë për gazin dhe elektricitetin”, shprehet një qytetare.
Por inflacioni që ka marrë arratinë për shkak të luftës në Ukrainë po përhapet përtej kufijve të BE-së.
Në Mbretërinë e Bashkuar, faturat e elektricitetit të jenë trefishuar në një vit dhe refuzimi i qytetarëve për të paguar është shtuar.
“Unë do t’i vë paratë e mia në një llogari bankare dhe ata do të mund t’i marrin vetëm nëse arrijmë një marrëveshje”, thotë një qytetar.
Ideja për të mos paguar po bëhet gjithnjë e më shumë joshëse.
“Nëse refuzojmë të gjithë të paguajmë do të shohim ç’do të ndodhë. Besoj se do t’i bashkohem kësaj lëvizjeje”, shprehet një tjetër.
Qeveria ka premtuar se do t’i ndihmojë familjet më të prekura gjatë dimrit. Ndërkohë, ajo po këshillon përdorimin e aparaturave që konsumojnë më pak gjatë orëve të pikut./Euronews
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën