Lajme
Britanikët e pasur po i transferojnë paratë e tyre në Zvicër

“Numri i llogarive të hapura nga Mbretëria e Bashkuar është trefishuar muajt e fundit”, tha një burim në departamentin e administrimit të pasurive në një bankë të madhe ndërkombëtare në Zvicër, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Bankat zvicerane nuk zbulojnë detajet e klientëve, por burimet thonë se kur bëhet fjalë për klientët në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e llogarive janë hapur nga qytetarë të pasur britanikë, të cilët dëshirojnë të transferojnë një pjesë të pasurive të tyre në Zvicër, një strehë e njohur e pasurive në gjithë botën. Trendi është intensifikuar në javët e fundit.
Britanikët e pasur duan të mbrojnë pronën e tyre, edhe nëse në pushtet vijnë laburistët, të cilët kanë paralajmëruar taksa më të larta.
Që nga qershori 2016 dhe vendimi i referendumit për të dalë nga Britania e Madhe nga BE, funta ka rënë midis 17 dhe 18 për qind ndaj dollarit dhe euros, përcjell albinfo.ch.
Statistikat e fundit nga Banka për Zgjidhje Ndërkombëtare (BIS) tregojnë se britanikët kishin rreth 19 miliardë dollarë në Zvicër në fund të marsit. Në kohën e krizës financiare, ata mbajtën rreth 30 miliardë dollarë në «shenjtëroren» financiare Alpine. Ndër strehimet më të pasura financiare britanike është Luksemburgu, ku ata kishin rreth 14 miliardë dollarë në fund të marsit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane...
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër