Lajme
Britanikët duan të bëhen gjermanë, numër rekord kërkesash për pasaporta evropiane
Numri i britanikëve që po sigurojnë shtetësinë e një tjetër vendi anëtar të Bashkimit Evropian, thuajse është dyfishuar në vitin 2019.
Shifrat e Eurostat, të publikuara së fundmi, tregojnë se 29800 britanikë janë natyralizuar gjatë këtij viti krahasuar me 16200 që ishin më 2018.
Në 2016, kur britanikët votuan pro divorcit me Bashkimin evropian, më pak se 6700 britanikë morën një pasaportë në një vend të BE-së. Britania e Madhe zyrtarisht doli nga BE-ja më 1 janar 2020, dhe hyri në një periudhë tranzicioni 12 mujore, gjatë të cilës vendi mbeti në unionin e doganave të bllokut dhe në tregun unik. Negociatat për marrëdhëniet pas Brexit-it vazhduan, edhe pse një marrëveshje mundi të arrihej vetëm mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit të shkuar. Gjermania është shteti më i kërkuar për britanikët, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Që nga referendumi, 29478 qytetarë britanikë janë bërë gjermanë dhe rreth gjysma e tyre, 13675, e bënë këtë në 2019. Franca dhe Suedia janë respektivisht zgjedhjet e dyta dhe të treta të britanikëve. Në total, më shumë se 9600 dhe 8 mijë qytetarë britanikë u bënë shtetas francezë dhe suedezë që nga 2016.
Pjesa më e madhe e qytetarëve të rinj të bllokut janë në moshë pune. Nga 4489 britanikët që u bënë suedezë më 2019, më shumë se 75 për qind ishin mes moshës 20 dhe 59 vjeç. Në Francë, shifra ishte pak më e ulët, por sidoqoftë, mbi 50%.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë