Uncategorized

As Britania s’ka vizë për Haradinajn

Kjo e vë në pikëpyetje pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili në fund të shkurtit do të mbahet në kryeqytetin britanik

Dy javë pasi Ambasada Amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke ia pamundësuar një aktivitet në shtetin e Iowas, një gjë të tillë e ka bërë edhe Ambasada Britanike. “Koha Ditore” shkruan se burimet e saj kanë thënë këtë javë se Ambasada Britanike në Prishtinë, deri tash, nuk e ka pajisur me vizë kreun e Qeverisë.

Kjo e vë në pikëpyetje pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili në fund të shkurtit do të mbahet në kryeqytetin britanik.

Masat e këtilla kanë pasuar disa kohë prej kur kreu i Qeverisë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, nisën iniciativën për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pavarësisht se themelimi i saj është bërë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.