Lajme
Britania shfuqizon masat anti-Covid
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka njoftuar se duke filluar nga java e ardhshme do të heqë shumicën e masave kufizuese të vendosura për të kontrolluar versionin Omicron të koronavirusit në Angli dhe se planifikon të heqë izolimin për njerëzit që dalin pozitivë për virusin.
Që nga e enjtja, 27 janari, mbajtja e një maske nuk do të jetë më e detyrueshme, puna nga shtëpia nuk do të rekomandohet më zyrtarisht dhe nuk do të kërkohet më një certifikatë COVID-19 për të hyrë në klubet e natës dhe do të lejohen tubime më të mëdha, tha lideri konservator në Parlament.
“Ndërsa COVID-19 bëhet një sëmundje endemike, ne duhet të zëvendësojmë detyrimet ligjore me udhëzime dhe rekomandime”, tha Johnson. Ai tha se nuk ka plane të zgjasë angazhimin e izolimit për njerëzit me COVID-19 pozitiv pas skadimit më 24 mars.
Lehtësimi i masave, për të cilin një pjesë e shumicës konservatore tha se po mbyste lirinë, vjen më herët se sa pritej dhe në kohë krize të paprecedentë për Boris Johnson, i cili është zhytur në një skandal për një festë në Downing Street, në një kohë kur vendi po ndalonte tubimet.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve