Lajme
Britania paralajmëron vendosjen e byzylykëve për azilkërkuesit
Qeveria britanike nuk përjashton mundësinë e pajisjes me byzylykë elektronikë të azilkërkuesve që kalojnë kanalin e La Manshit.
Sekretarja për çështjet e brendshme, Suella Braverman, tha se po konsideronte të gjitha mundësitë për të ushtruar një farë kontrolli mbi emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.
The Times raportoi fillimisht se zyra e brendshme po konsideronte pajisjen e azilkërkuesve me byzylykë elektronikë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar zhdukjen e emigrantëve, të cilët nuk mund të sistemohen në qendrat e ndalimit.
“Po konsiderojmë të gjitha mundësitë për të ushtruar kontroll ndaj personave që mbërrijnë ilegalisht në vend, në mënyrë që më vonë t’i zhvendosim ata drejt një vendi të sigurt, si Ruanda.
Braverman shtoi se Akti për Migracionin e Paligjshëm, pjesë thelbësore e përpjekjeve të Sunak për ta ndalur varkat me emigrantë në La Mansh, do t’u japë atyre fuqinë për të ndaluar dhe deportuar emigrantët e paligjshëm në mënyrë më të shpejtë.
Megjithatë, me një kapacitet të kufizuar të strehimit te emigrantëve, autoritetet janë detyruar të intensifikojnë përpjekjet për të siguruar që personat, të cilën nuk mund të ndalohen, të mos zhduken.
Një tjetër mundësi, sipas gazetës “The Times”, është t’u kërkohet azilkërkuesve të raportojnë rregullisht te zyra për çështjet e brendshme, që të sigurojnë akomodim apo mbështetje financiare.
Planet e qeverisë për të dërguar emigrantë në Ruanda kanë mbetur pezull, pasi një gjykatë britanike vendosi në qershor se vendi nuk mund të konsiderohet si i sigurt.
Qeveria po e sfidon vendimin në gjykatën e lartë. Të dhënat e përditësuara sugjerojnë se numri i personave që presin për një vendim mbi kërkesën e tyre për azil ka arritur një rekord të ri.
Mbi 175 mijë vetë janë në pritje të vendimit mbi statusin e refugjatit, 44 për qind më shumë se vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?