Kriza në Ukrainë
Britania ofron 1.6 miliardë dollarë për Ukrainën
Kjo është shkalla më e lartë e shpenzimeve ushtarake të Britanisë së Madhe për një konflikt që nga periudha e fushatave në Irak dhe Afganistan.
Britania e Madhe do të ofrojë 1.3 miliardë paund shtesë (1.6 miliardë dollarë) si pjesë e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, një përshkallëzim dramatik i ndihmës për forcat e Volodymyr Zelensky, ndërsa luftojnë kundër pushtimit rus.
Fondi përfshin 300 milionë paund për pajisjet ushtarake të premtuara nga Johnson në fillim të kësaj jave, të tilla si sistemet e radarëve për të shënjestruar artilerinë ruse, pajisjet bllokuese GPS dhe pajisjet e shikimit të natës.
Johnson do të presë në një takim përfaqësuesit e kompanive të armëve këtë muaj për të diskutuar rritjen e prodhimit të pajisjeve ushtarake në përgjigje të kërkesës së krijuar nga konflikti në Ukrainë.
“Sulmi brutal i Putinit jo vetëm që po shkakton shkatërrim në Ukrainë, por po kërcënon gjithashtu paqen dhe sigurinë në gjithë Evropën”, tha Johnson, përcjell Albinfo.ch.
Britania e Madhe është vendi i parë që njohu shkallën e kërcënimit dhe dërgoi armë për të ndihmuar Ukrainën.
“Ne do të qëndrojmë pranë kësaj përpjekjeje, duke punuar me aleatët tanë për të siguruar që Ukraina të vazhdojë të kundërshtojë pushtimin rus dhe të mbijetojë si një vend i lirë dhe demokratik”, shtoi Johnson.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë