Bota
Britania nuk ia jep vizën miliarderit rus, Roman Abramovich
Ndërsa arsye e vonesës së vizës janë ende të paqarta, mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje
Autoritetet britanike nuk i kanë dhënë një vizë të re miliarderit rus dhe pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, ndërsa nuk është e qartë se do t’i jepet.
Abramovich, njeriu i 12 më i pasur në Britani me një pasuri prej 9,3 miliardë dollarësh, kishte një vizë britanike biznesi që skadoi disa javë më parë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka aplikuar për një vizë të re, por ende nuk e ka marrë. Si pasojë e mungesës së vizës ai nuk ishte i pranishëm në finalet e kupës në “Wembley” të shtunën, ku ekipit i tij Chelsea fitoi 1:0 ndaj Manchester United.
Megjithatë, sipas mediave, atij nuk i është mohuar viza, por procedura po zgjat shumë dhe askush nuk e shpjegon dot pse.
Ndërsa arsye e vonesës së vizës janë ende të paqarta, mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje.
Javë më parë, autoritetet britanike thanë se do të rishikojnë vizat që kanë dhënë më herët për pasanikët e huaj dhe do të vendosin rast pas rasti nëse do t’i rinovojnë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik