Bota

Britania nuk do më emigrantë, ashpërson rregullat për vizë

Në përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve, qeveria e kryeministrit Rishi Sunak ka prezantuar masa më të ashpra që do ta bëjnë më të vështirë marrjen e vizave për azilkërkuesit, përcjell albinfo.ch.

Sipas rregullave të reja, emigrantët do të duhet të fitojnë më shumë të ardhura për të marrë një vizë pune dhe do ta kenë më të vështirë të sjellin anëtarët e familjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Nisur nga pranvera e vitit 2024, emigrantët do të duhet të fitojnë 38,700 Paund për të marrë një vizë për punëtor të kualifikuar, nga 26,200 Paund që është tani. Duke filluar nga janari, shumica e studentëve të huaj të diplomuar gjithashtu nuk do të mund të sjellin më familjarë të tyre.

Edhe punonjësit e huaj në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social nuk mund të tërheqin të afërmitë në Britani. Kjo lëvizje e radhës e qeverisë britanike ka shtuar shqetësimet, pasi shumë persona kërkojnë të shkojnë në Britani, për mundësi më të mira ekonomike.

Ishte Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, tha se numri i emigrantëve duhet të zvogëlohet dhe se deri më tani ka pasur abuzim me vizat.

Këtë të martë, Cleverly ndodhet në Ruandë, për nënshkrimin e një traktati të ri për planin e qeverisë për azilin. Plani i mëparshëm për të dërguar në Ruandë azilkërkuesit u pengua nga Gjykata e Lartë, e cila e quajti atë ‘të paligjshëm’.