Shqipëria

Britania njeh certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri

Mësohet se nga data 11 tetor certifikatat e lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britani.

Kështu ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alastair King Smith, i cili thotë se ky është një lajm i mirë për shqiptarët që duan të ikin në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.

“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga këtu. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen”, shkruan ambasadori King Smith.