Lajme
Britania nis burgosjen e azilkërkuesve
Autoritetet britanike kanë nisur tashmë burgimin e azilkërkuesve në kuadër të planit për dëbimin e tyre në Ruanda, në një kohë kur fluturimet e para drejt vendit afrikan pritet të ndodhin në fillim të korrikut, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
“Njësitë tona të forcave të rendit po punojnë me hapa të shpejtë për të ndaluar ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu, në mënyrë që të nisim fluturimet e para”, deklaroi sekretari britanik i Punëve të Brendshme, James Cleverly.
Lajmi për formimin e grupit të parë vjen një javë pasi ligjvënësit britanikë miratuan ligjin e kontestuar që e shpallte Ruandën një vend të tretë të sigurt, duke anashkaluar një vendim të mëparshëm të Gjykatës Supreme që e kishte shpallur skemën të paligjshme sa i takon të drejtave të njeriut.
Kryeministri Rishi Sunak, që ka premtuar se do të ndalë fluksin e emigrantëve dhe azilkërkuesve që mbërrijnë me varka të vogla nga Evropa, paralajmëroi javën e kaluar se qeveria do të fillonte arrestimin e personave që do të dëboheshin, me fluturimet që do të nisnin brenda 10 apo 12 javësh.
Duke e quajtur këtë plan “një gur tjetër kilometrik”, Ministria e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar publikoi foto dhe video të emigrantëve që arrestoheshin me pranga në duar në rezidenca të ndryshme.
Duke reaguar, shoqatat civile për të drejtat e njeriut deklaruan njëzëri se qeveria britanike ka humbur humanizmin e saj.
Numri i personave që pritet të dëbohen këtë vit në shtetin afrikan është 5 mijë e 700.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind