Lajme
Britania ndryshon qasje ndaj emigrantëve?
90,000 emigrantë të caktuar më herët në listat për deportim në Ruanda, me ardhjen e Laburistëve në pushtet do të kenë mundësinë për të përfituar azil me procedurë të përshpejtuar në Britani.
Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, pritet të zbulojë legjislacionin e ri, me të cilin në fillim të kësaj jave do të nisë procesi për shqyrtim të kërkesave për azil për mijëra njerëz që kishin frikë se mund të largoheshin nga ishulli.
Këshilli i Refugjatëve vlerëson se do t’u jepet azil rreth 90,000 emigrantëve, pavarësisht se kanë hyrë ilegalisht në Britani, 36,000 prej të cilëve jetojnë aktualisht në hotele që u kushtojnë taksapaguesve britanikë 2.9 milionë paund në ditë.
The Telegraph nënvizon se zyrtarët pritet t’u japin përparësi azilkërkuesve nga vendet të cilësuara “të sigurta”, si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India, që përbëjnë edhe 30% të shifrës së përgjithshme të azilkërkuesve.
Gazeta gjithashtu kupton se masa nuk do të kërkojë ndonjë ndryshim në Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak, i cili u miratua vitin e kaluar.
Kjo për shkak se ish-kryeministri nuk aktivizoi kurrë dy elementë të aktit – që çdo kërkesë për azil e bërë në 18 muajt e fundit do të konsiderohej e papranueshme dhe ato më pas do të deportoheshin në Ruandë – gjë që do të kishte penguar zbatimin e planeve të Laburistëve.
Lajmi për planin e qeverisë Laburiste vjen vetëm disa orë pasi një emigrant vdiq sepse një gomone u fundos teksa përpiqej të kalonte Kanalin Anglez.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane