Shkurt.ch

Britania, me mirëqenien më të lartë në BE

Norvegjia dhe Zvicra, dy vende evropiane, por jo anëtare të BE-së, renditen të parat në këtë listë.

Indeksi i mirëqenies për vitin 2014 në krye të klasifikimit të vendeve të BE-së ka renditur Britaninë e Madhe të parën në krye të klasifikimit të vendeve të BE-së.  Studimi i indeksit të mirëqenies për vitin 2014  përfshin sfera si ekonominë, liritë personale, arsimin, qeverisjen dhe shëndetësinë. 

Sipas “Financial Times”, Norvegjia dhe Zvicra, dy vende evropiane, por jo anëtare të BE-së, renditen të parat, ndërsa Republika e Afrikës Qendrore, Çadi dhe Republika Demokratike e Kongos janë të fundit. 

Hulumtimi përfshin 142 vende në botë, të cilat zënë rreth 96 për qind të popullsisë së botës dhe 99 për qind të GDP-së globale.