Lajme
Britania e Madhe regjistron 10 mijë raste të reja me variantin ‘Omicron’
Në Britaninë e Madhe janë regjistruar 10 mijë raste të reja me variantin Omicron, derisa janë duke vazhduar të preken shumë njerëz me këtë virus.
Këtë të shtunë, në Mbretërinë e Bashkuar janë shfaqur 90,418 raste me koronavirus, raporton BBC.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se është tepër i shqetësuar për nivelin e lartë të infeksioneve me këtë virus.
Ai deklaroi se në Londër janë shfaqur 26 mijë raste të reja.
“Gjatë ditëve të fundit jam takuar me kolegë në të gjithë qytetin, nga zjarrfikësit deri tek policia. Ne jemi tepër të shqetësuar nga rritja e madhe e rasteve me variantin Omicron”, tha ai.
Të dhënat e fundit të Qeverisë kanë bërë të ditur se në spitale duke marrë trajtim për COVID-19 janë 1,534 pacientë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën