Lajme
Britania e Madhe kërkon regjistrim paraprak për turistët nga 2 prilli 2025
Nga 2 prilli 2025, të gjithë vizitorët në Britaninë e Madhe do të duhet të aplikojnë për një Autorizim Elektronik të Udhëtimit (ETA) përpara udhëtimit. Zyra e Brendshme Britanike rekomandon që aplikimi të dorëzohet të paktën tri ditë pune përpara hyrjes në vend.
Leja e hyrjes kushton rreth 12 franga zvicerane dhe është e vlefshme për dy vjet ose deri në skadimin e pasaportës së udhëtarit. Aplikimi kërkon të dhëna personale si profesioni, kontakti, adresa e banimit, si dhe informacione mbi historikun penal, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve britanike, kjo masë synon rritjen e sigurisë duke identifikuar paraprakisht individët që mund të përbëjnë kërcënim. Sisteme të ngjashme janë në përdorim edhe në SHBA dhe Australi, ndërsa BE-ja pritet të zbatojë ETIAS në tetor 2025.
Aplikimi për ETA mund të plotësohet përmes smartphone-it, duke përdorur një aplikacion të dedikuar. Leja e hyrjes regjistrohet automatikisht në sistemin kufitar, duke eliminuar nevojën për ta printuar, shkruan SRF.
Përjashtohen nga kjo kërkesë qytetarët britanikë, shtetasit irlandezë dhe individët me vizë të vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











