Kosova
Britani: Oficerët e FSK-së përfunduan Kursin e Avancuar për Komandë dhe Shtab
Oficerët e FSK-së përfunduan Kursin e Avancuar për Komandë dhe Shtab (ACSC) në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan albinfo.ch.
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Major Fatmir Lami dhe Major Faton Bekteshi, me sukses të lartë kanë përfunduar Kursin e Avancuar për Komandë dhe Shtab (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham si dhe programin akademik, ku morën titullin Master of Arts në Defence Studies nga King’s College London.
Kursi është rezident dhe zgjat 46 javë, ku marrin pjesë oficerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe oficerë ndërkombëtarë nga 48 vende partnere. Kursi fokusohet të mbulojë fushat kyçe si në komandë, lidership dhe menaxhment; hulumtim dhe mendim kritik; kuptim të realitetit botëror dhe kontekstit të sigurisë globale dhe ka për qëllim të përgatisë udhëheqës të lartë me zotësi në profesion ushtarak dhe të ofrojë ngritje intelektuale për sukses në operacione dhe lidership në qeverisje.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut