Lajme
Britani: Kosovarja e parë e emëruar anëtare e Shoqërisë Mbretërore të Arteve
Nora Visoka Weller është emëruar anëtare brenda shoqërisë mbretërore të arteve në Mbretërinë e Bashkuar (Fellow of the Royal Society of Arts).

Nora Visoka Weller, kosovarja e parë e emëruar anëtare e Shoqërisë Mbretërore të Arteve në Mbretërinë e Bashkuar (Fellow of the Royal Society of Arts). Avokatja dhe studiuesja e trashëgimisë kulturore në Universitetin e Kembrixhit, i është bashkuar organizatës prestigjioze të themeluar 260 vite më parë, anëtarë të së cilës ndër shekuj kanë qenë personalitete si Benjamin Franklin, Stephen Hawking, Karl Marks etj, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se Nora është gruaja e parë nga Kosova që është pozicionuar brenda kësaj organizate që ekziston mbi 260 vjet, puna e tyre përqendrohet në mbështetjen e inovacionit në tri fusha kryesore: zhvillimi kreativ, shërbimet publike dhe komunitetet, ekonomia, ndërmarrja dhe prodhimi.
“Jam e nderuar që puna ime, posaçërisht nocioni mbi Trashëgiminë Atrocitare ka tërhequr vëmendjen përtej Kosovës dhe Ballkanit në Cambridge është tashmë e njohur puna ime, por vitin tjetër pritet të ligjëroj në Los Angeles dhe Harward mbi këtë çështje”, është shprehur Nora V. Weller.
Po ashtu, Nora Visoka-Weller është avokate dhe studiuese e trashëgimisë kulturore në Universitetin e Cambrige-it. Studimi i saj i fundit mbi Trashëgiminë Atrocitare në Kosovë është përzgjedhur studimi me origjinal në vitin 2019 në Universitetin e Cambridge-it dhe trajton statusin e të mbeturave njerëzore nga lufta 1998-1999 në Kosovë.
Fellow of the Royal Society of Arts është ndër organizatat më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, anëtarët e njohur ndër shekuj kanë qenë: Benjamin Franklin, Stephen Hawking, Karl Marx, Nelson Mandela, etj. Brenda kësaj organizate ftohen individët, të cilët dëshmojnë ndër vite hulumtim unik, që ofron ndryshim pozitiv në mënyrën se si trajtohen çështje të caktuara nëpër shoqëritë globale, përvjrll albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani Vjosa Blakaj ka fituar titullDoktore e Shkencave të Matematikës në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM), ...
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët