Koronavirusi: çast pas çasti

Britani e Madhe: Masat e izolimit do zgjasin edhe për 3 javë

Autoritetet shtetërore të Britanisë së Madhe kanë vendosur që të shtyjnë masat e izolimit edhe për tri javët e ardhshme, në mënyrë që ta parandalohet përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Kështu njoftoi sekretari Jashtëm britanik, Dominic Raab.

Ai tha se ka pasur sinjale se masat e distancës fizike në vend po tregojnë sukses. “Ende nuk e kemi nivelin e të infektuarve aq ulët sa duhet”.

Çdo ndryshim në masat e distancës fizike tani do të rrezikonte një rritje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve. Prandaj si rezultat, qeveria do t’i mbajë në fuqi masat aktuale për tre javë të tjera” shtoi ministri britanik.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar janë 104,133 raste të të infektuarve, ndërsa 13,755 kanë vdekur.

I infektuar me koronavirus kishte rezultuar edhe kryeminsitri britanik, Boris Johnson i cili madje iu kishte nënshtruar edhe mjekimit intensiv, por pas tri netëve ai ishte liruar nga spitali, duke falënderuar mjekët për kujdesin dhe punën e tyre, përcjell Albinfo.ch