Koronavirusi: çast pas çasti

Britani e Madhe: 917 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Britania e Madhe po kalon momente të vështira në luftën e saj me pandeminë e koronavirusit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në shtetin ishullor janë shënuar hiç më pak se 917 raste të viktimave nga koronavirusi.

Kështu numri total i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhë deri më tani arrin në 9,875.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarvë është 78,991, përcjell Albinfo.ch.

Koronavirusit nuk i ka shpëtuar as kryeministri i vendit, Boris Johnson, i cili pas tri netëve në trajtimi intensiv, ka filluar t’i përmirësohet dukshëm gjendja shëndetësore.