Turizëm
Brezovica Hotel & SPA, vendi ideal për pushim, festë e punë!
I vendosur në pjesën më të bukur në zemër të Brezovicës, larg nga zhurma dhe nxitimi i qytetit, hoteli gjendet në një pjesë të qetë dhe magjepsëse, rrethuar nga malet e Sharrit dhe përgjatë lumit Lepenc
Malet e Sharrit janë të njohura për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore, ndërsa paraqesin trekëndëshin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pjesa e këtyre maleve që shtrihet në territor të Kosovës është e famshme për bukuritë natyrore që posedon, e një ndër më të veçantat e tyre është Brezovica, top vendi i turizmit dimëror e veror.
E bukuritë e këtij vendi ia shton edhe më shumë hoteli, i cili mban edhe emrin e tij, ‘Brezovica Hotel & SPA’. I vendosur në pjesën më të bukur në zemër të Brezovicës, larg nga zhurma dhe nxitimi i qytetit, hoteli gjendet në një pjesë të qetë dhe magjepsëse, rrethuar nga malet e Sharrit dhe përgjatë lumit Lepenc.
Vizita juaj në ‘Brezovica Hotel & SPA’ do të jetë një moment për t’u kujtuar sa herë që largoheni nga aty. Kjo sepse ky hotel iu ofron gjithçka që duhet, e edhe më shumë. Cila do qoftë arsyeja që ju dëshironi të shkoni aty, shërbimi do të jetë i kualitetit të lartë.
Kur të vizitoni këtë vend, sigurisht që në fillim do të pini një kafe, e cila ju ndihmon të hapni sytë në mëngjes. Kafen më të këndshme do ta gjeni te ‘Opera Café Bar’, vendi ideal për të nisur ditën, por jo vetëm, sepse aty edhe mund të relaksoheni pas një dite të ngarkuar. Kështu duke bërë zgjedhjen tuaj të preferuar nga menuja e larmishme dhe e begatshme, që ofron kafetë e dëshiruara, çajëra bimorë, pije alkoolike dhe joalkoolike, kokteje të ndryshme, birra vendore dhe të importuara, meze të lehta dhe ëmbëlsira të llojllojshme.
Megjithatë, një pije, meze e lehtë apo ëmbëlsirë nuk mjafton kur vizitoni këtë vend magjepsës. ‘Restaurant Gjethja’, i ndriçuar natyrshëm përmes dritareve të mëdha dhe i pajisur me një tarracë komode, i përshtatshëm për çdo lloj eventi, pjesë po ashtu e Hotel Brezovica, mendon për ushqimin tuaj, duke iu ofruar zgjedhje si nga kuzhina tradicionale, edhe nga ajo ndërkombëtare. Me pamje piktoreske të maleve të Sharrit, ju do të shijoni mëngjesin, drekën apo darken më të shijshme ndonjëherë, me mundësinë për të personalizuar shujtën tuaj, duke zgjedhur direkt nga menuja “à la carte”, e cila përgatitet nga kuzhinerët shumë profesional të cilët kujdesen që çdo gjë të servohet e freskët dhe me vlera të larta ushqyese.
E nëse vizita juaj është në kuadër të punës e biznesit, Hotel Brezovica iu gjendet pranë edhe këtu. Me dy salla konferencash ‘Kadare’ dhe ‘Butrinti’, si dhe një dhomë të ngrënies private, ky hotel e bënë shumë të lehtë realizimin e konferencave, mbledhjeve private apo ngjarjeve të veçanta. Të dyja këto salla janë të pajisura me teknologjinë më të fundit, me ndriçim dhe zërim të avancuar, kështu duke garantuar vëmendje dhe përkushtim ndaj çdo detaji. ‘Kadare’ dhe ‘Butrinti’ kanë fleksibilitet të mjaftueshëm për të ri-organizuar formatin e uljes: në sallë mbledhjesh, dhomë mësimi, stil teatri apo edhe punëtorie. Ndërsa, pas përfundimit të punës suaj në këto salla, ju mund të festoni suksesin e realizuar në dhomën e veçantë private të ngrënies, e cila është e pasur me meny të larmishme të ushqimit dhe pijeve.
Por, vendi i duhur për relaksim pas ngjarjeve të ditës mban emrin ‘Aquarius SPA Center & GYM’ tek Hotel Brezovica. Ky vend u ofron hapësirë për ushtrime me pajisje moderne të fitnesit, pishina për fëmijë dhe të rritur, pishina të veçanta me ujë të ftohtë, sauna finlandeze dhe qendra të masazhës. Pra imagjinojeni…. të rrethuar nga malet dhe natyra e freskët, të shoqëruar me pijen tuaj të preferuar buzë pishinës dhe të zhyteni në ujin e nxehtë të pishinës… e mahnitshme.
E po nëse nuk arritët të imagjinoni këtë pjesë relaksuese, ndoshta jeni person që iu pëlqen më shumë ‘jeta e natës’. E të mendoni për këtë në zemër të Brezovicës, mund të duket e pamundur, por ja që realiteti qëndron ndryshe. Pasi Hotel Brezovica e ka menduar edhe këtë për të gjithë mysafirët që e pëlqejnë zbavitjen në klub të natës. ‘Magnet Night Club’ është vendi ku çdo mysafir i hotelit e gjen vetveten në të, sepse aty gjendet tryeza e bilardos, vendi i pikados (shigjetës), ndërsa ka një përzgjedhje të panfund të pijeve e koktejeve tërheqëse të shoqëruara me meze të lehta.
Pas një relaksimi apo argëtimi, sidoqoftë, një ditë pune apo pushimi, e qetë apo e lodhshme, në fund duhet të flini. Në Hotel Brezovica ju do të bëni një gjumë të rehatshëm në cilëndo nga 72 dhomat që ka hoteli. Të mobiluara me një stil luksoz modern, shumica prej dhomave ofrojnë pamje spektakulare mbi gjithë perlën e Brezovicës. Derisa ofrojnë edhe shërbim 24 orë në dhomë. Pra, nëse dëshironi që mëngjesin tuaj ta shoqëroni me një mëngjes të shijshëm në shtrat, apo një meze të lehtë në mes të ditës, si dhe një darkë romantike, atëherë stafi profesional i hotelit do të jetë i gatshëm që çdo gjë të jetë sipas preferencës tuaj.
Andaj, me shumë detaje të cekura, por me një përfundim të shkurtër, ky hotel bën që pushimet, aktivitetet, apo eventet tuaja, me pishinat që ofron, sallat e seminareve e konferencave, restorantet e dhomat e gjumit ju të ndiheni komfor dhe të plotësuar, e të largoheni nga aty duke planifikuar datën e radhës për ta vizituar.
Shkrim i sponsorizuar
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?