Gruaja

“Brezi ynë” zgjedh artin për të shpalosur potencialin e gruas

Ekspozita përbëhet nga pikturat e Aidas, poezitë e Nurie Emrullait, që të dyja mysafire nga Maqedonia, si dhe një instalacion nga artistja zvicerane Conny Wagner

Pas disa muajsh të tërë përgatitjesh, më në fund u hap në Cyrih ekspozita „Vajza, e jo nuse”, e artistes Aida Sinani, organizuar nga shoqata „Brezi ynë“.

Linda Arifi – Brezi i Yne

Siç e thotë për albinfo.ch organizatorja, kryetarja e shoqatës “Brezi ynë”, Linda Arifi, jo pa qëllim  për këtë aktivitet ishte zgjedhur pikërisht data e 8 Marsit. Ajo koincidonte më së miri me Ditën ndërkombëtare të Gruas, me ç`rast në vend të protestave apo revoltës për të drejtën e grave, ishte zgjedhur arti si mjet komunikimi dhe shprehje e potencialit të grave.

Me një titull paksa provokativ, organizatorët me këtë rast, hapjen e kësaj ekspozite pikërisht me këtë datë, e shohin më shumë si një projekt që nxit përparimin, apo frymëzon gratë që përmes shfaqjes së potencialit të tyre,  të zënë vendin e tyre në shoqëri, gjë e cila iu garantohet që nga lindja.

Ekspozita përbëhet nga pikturat e Aidës, poezitë e Nurie Emrullait, që të dyja mysafire nga Maqedonia, si dhe një instalacion nga artistja zvicerane Conny Wagner.

Për Aidën dhe poeten Nurie, hapja e kësaj ekspozite në Cyrih, e pikërisht me këtë datë, ishte mjaft domethënëse, e ato shpresojnë që puna apo arti i tyre të shërbejnë si një frymëzim për gratë që të punojnë më shumë, e të mos mjaftohen vetëm me ngritje zëri.

Për një atmosferë të këndshme dhe të ngrohtë në ambientin ku u zhvillua aktiviteti, është kujdesur këngëtarja e re dhe shumë e talentuar, Lirona Sadriu, shkruan albinfo.ch. Ajo me zërin dhe kitarën e saj ka interpretuar me mjeshtëri disa këngë që dallohen për kërkesa të larta artistike, këngë këto të këngëtarëve shqiptarë dhe botërorë.

Si pjesë e projektit është edhe punëtoria ( workshop) nga Hamit Zeqiri, udhëheqës i FABIA, Lucern dhe president i KOFI, e cila do të mbahet më 11 Mars.

Si një pjesë shumë e rëndësishme  e projektit mbetet padyshim edhe ardhja e kantautores Fatime Kosumit-Andrra. Kjo artiste e këngës, e cila dallohet me një qasje specifike ndaj këngës dhe dhe i jep asaj një funksion shoqëror interesant, sonte më 10.03.2018,  do të mbajë një koncert e më pas do të ketë edhe after Party me DJane e njohur kosovare Oda.

albinfo.ch
Instalacion nga artistja zvicerane Conny Wagner
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

Të gjitha aktivitetet mbahen në adresën: Photobastei 2.0, Sihlquai 125, 8005 Zürich (kati i tretë).