Uncategorized

Brexit: Pasojat i bart vetëm Britania

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Cipries, tha se pasojat negative të Brexit-it më shumë do ta prekin Britaninë se sa ekonominë gjermane.

Cipries pas fillimit të procedurës së Britanisë për ta baktisur BE-në, tha se ekonomia gjermane, më e madhja në Evropë, do të jetë në gjendje të merret me të gjitha efektet negative që rezultojnë nga Brexit, raporton agjencia e lajmeve Reuters, përcjell albinfo.ch.

Kryeministrja britanike,Theresa May, informoi përfaqësuesit e Parlamentit britanik që Britania po e lë Bashkimin Evropian.