Fun
Brendet më të shtrenjta në botë
Vitin e katërt me radhë “Apple” fitoi vendin e parë në mesin e markave më të shtrenjta në renditjen botërore të “Interbrand”.
Matjet për vitin 2016 tregojnë se krejt brendi teknologjik është renditur me 178 miliardë, ose 5% më shumë se një vit më parë. Në vendin e dytë vjen “Google”, me 133 miliardë dollarë dhe në pozitën e tretë është “Coca Cola”, me 73 miliardë dollarë.
Top 5 plotësohet me “Microsoft” dhe “Toyota”, vlerësimet e të cilave mbërrijnë në 72.7 miliardë dollarë, respektivisht 53.5 miliardë dollarë.
Në mesin e dhjetë markave më të shtrenjta në botë janë ende “IBM”, “Samsung”, “Amazon”, “Mercedes” dhe “General Electric”.
Rritjen më të fortë në vlerësimin nga viti i kaluar ka bërë “Facebook”. Rrjeti social tashmë renditet në pozitën e 15-të, rritet me 48%, deri në 32.59 miliardë. Tregojnë rritje më serioze edhe “Amazon” (33%), “Lego” (25%), “Nissan” (22%), “Adobe” (21%) dhe të tjerët.
Në top 10-shin janë vetëm tri kompani, të cilat nuk janë amerikane – marka japoneze e automjeteve “Toyota”, e Koresë së Jugut “Samsung” dhe ajo gjermane “Mercedes”.
Nga 11 deri në pozitën e 20-të është ende “BMW”, “McDonalds”, “Disney”, “Intel”, “Facebook”, “Cisco”, “Oracle”, “Nike”, “Louis Vuitton” dhe “H & M”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje