Lajme
Brenda vitit në Kosovë u kurorëzuan 16 mijë çifte bashkëshortore
Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë tregojnë se brenda vitit 2015, në Kosovë janë kurorëzuar 16 274 qifte-bashkëshortore. Prej tyre 92.8 për qind janë shqiptarë
Republika e Kosovës posedon një popullsi rezidente me 1.8 milionë banorë, ndërsa sipas statistikave të publikuara të enjten (sot) nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2015 janë kurorëzuar 16 274 çifte bashkëshortore. Prej tyre 92.8 për qind janë shqiptarë etnik.
Të dhënat e paraqitura në këtë publikim, sipas ASK-së, janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2015 nga zyrat e Gjendjes Civile në Kosovë, ku janë grumbulluar gjithsej 17 494 fleta statistikore për kurorëzime DEM-3.
“Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31.2 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 27.7 vjeçare”, thuhet në raport.
Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 604 ose 34.4 për qind, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 020 ose 30.8 për qind.
“Komuna e Prishtinës zë vendin e parë në Kosovë me 1 403 kurorëzime ose 8.0 për qind, pastaj vjen Prizreni 1 325 ose 7.6 për qind, ndërsa në vendin e tretë gjendet Podujeva me 1 206 ose 6.9 për qind të kurorëzimeve”.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. “Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 656 ose 65.5%, kurse e meshkujve 12 002 ose 73.7%”, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK, raporton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë