Lajme

Brenda vitit, diaspora dërgon 2 miliard euro

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se vetëm Kosova brenda një viti pranon rreth 1 miliard euro dërgesa, ndërsa bashkë me Shqipërinë kjo shumë kalon shumën prej 2 miliardë euro

Diaspora Shqiptare është fuqia me e madhe qe përkrah ekonomin vendore në Kosovë dhe Shqipëri ku mesatarisht rreth 2 miliardë euro marrim remitenca vjetore. Kështu deklaroi Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) në një formum të përbashkët Kosovë-Austri që u mbajt në Linz të Austrisë.

AKB po vazhdon promovimin e prodhimeve “Made in Kosova” neper vendet e Bashkimit Evropian ne kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovarë 2016”, thuhet në një njoftim për media.

AKB, SWV dhe WKÖ në Linz të Austrisë se epërme organizuan Forumin e Biznesit Kosovë-Austri me qellim te promovimit te potencialeve dhe mundësive për Investime të përbashkëta në Kosovë. Të pranishëm ishin më shumë se 150 Biznese të sektorëve të ndryshëm, por edhe Diaspora Shqiptare.

Shahini tha se vetëm Kosova brenda një viti pranon rreth 1 miliard euro dërgesa, ndërsa bashkë me Shqipërinë kjo shumë kalon 2 miliardëshin.

“Kjo është mbështetja konkrete që i jepni Ekonomisë tonë prandaj sot këtu kemi ardhur t’u falënderojmë për mbështetjen në të gjitha periudhat prej që ekziston Diaspora shqiptare”, tha Shahini, duke i ftuar biznesmenët nga diaspora që të investojnë në Kosovës, e cila, sipas tij, ka krijuar bazën ligjore që garanton investimet..

Ndërkaq, Isni Kila zëvendësministër i Ministrisë së Financave tha se Qeveria  po merr vazhdimisht rekomandime nga bizneset, Investitorët dhe Diaspora për të përgatit sa më mirë Pakon Fiskale që pritet të publikohet në një të ardhme të shpejt e që kjo, sipas tij, është përpjekje për të krijuar mundësi të përshtatshme për Investime në Kosovë.

Zonja Doris Margreiter, presidente e SWV u shpreh e impresionuar me prezantimin e Kosovës në këtë Forum dhe me mundësitë që Kosova i ofron për Investitorët austriakë, por edhe të  diasporës. Ajo shprehi gatishmërinë që në të ardhmen të bashkëpunojë ngushtë me AKB-në dhe Institucionet e Kosovës për të ngrite edhe më lartë Imazhin e shtetit më të ri të Evropës.

“Ne do t’u përgjigjemi ftesës së juaj për ta vizituar Kosovën dhe për të mbështetur Iniciativat e juaja drejt BE-së, për të cilat ne në Austri kemi përvoja të mira dhe kjo do t’u ndihmojë për tejkalimin e sfidave rreth përmbushjes te standardeve Evropiane që Kosova i dëshiron”, deklaroi ajo.

Në fund të Forumit u organizua edhe Darka e Bereqetit të Kosovës (Lamës) si mundësi për t’i shijuar prodhimet “Made in Kosova” ku në tryezë ishin më shumë se 100 artikuj të ardhura nga Kosova, kryesisht ushqim tradicional vendore për të gjithë të pranishmit dhe kjo ishte edhe një mundësi e mirë që të njihen me prodhimet e Kosovës.