Shqipëria

Brenda 60 ditëve, ndryshimi i tarifës për banorët e Kukësit

Qeveria e Shqipërisë do të propozojë një ndryshim të rëndësishëm të tarifës së ‘Rrugës së Kombit’ për të gjithë banorët e Kukësit.

Ekzekutivi  ka menduar se taksa e vendosur më parë ishte e papërballueshme, kështu që do të lihet një periudhë kohore deri në shtator për t’i informuar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë turneut të llogaridhënies publike, tha se sa i takon tarifës së ‘Rrugës së Kombit, qeveria do të mbajë fjalën për të propozuar këto ndryshime, përcjell albinfo.ch.

“Në atë rast ne gabuam, por nuk di nëse kujtesa ju sjell ndërmend ndonjë qeveri apo kryeministër tjetër që ju ka thënë: ‘gabuam, ndjesë. Kurrë nuk kam menduar se jemi të pagabueshëm. Është themelore, sidomos për një drejtues apo udhëheqës të një vendi që kur ka një gabim ta pranojë gabimin publikisht dhe të kërkojë ndjesë. Vetëm në këtë mënyrë gjërat mund të bëhen, jo duke ia lënë fajin atij që nuk e ka”, ka deklaruar Rama.