Kriza në Ukrainë

Brenda 10 ditësh mund të arrihet marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës

Sinjale pozitive vijnë nga bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë për arritjen e paqes, të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe më intensive pasi palët janë larguar nga pozicionet e tyre fillestare.

Sipas kreut të delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak, mund të jenë të nevojshme dhe pak ditë, 10 maksimumi për arritjen e një marrëveshjeje për pikat që dy delegacionet kanë pasur qëndrimet e kundërta, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Këshilltari thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje do t’i japë fund fazës akute të konfliktit dhe do të lejojë ukrainasit të nderojë të gjithë ata që janë vrarë dhe të fillojnë rindërtimin e vendit.