Shkurt.ch

“Breakdance shqip” në Zvicër

"Breakdance Contest" është një manifestim që është organizuar për herë të dytë këtë fundjavë në Buchs të St Gallenit të Zvicrës.

Barrën e këtij organizimi muzikor e kishte marrë Agron Bajrami, me prejardhje nga Kamenica e Kosovës.

26-vjeçari nga Kosova kishte mbledhur në këtë garë para skenës valltarë nga mbarë bota.

© albinfo.ch Agron Bajrami

Sipas Agronit, kjo tregon se të rinjtë shqiptarë në diasporë dinë të organizojnë edhe manifestime të tilla të karakterit ndërkombëtar, e jo vetëm të jenë pjesë e tyre ose vetëm spektatorë.

Agroni kishte arritur të siguronte edhe mysafirin special nga Londra, MC Trix, i cili ka moderuar këtë mbrëmje në Zvicër.

© albinfo.ch  MC Trix

© albinfo.ch

Ky i ri nga Kamenica  thotë ta ketë organizuar një shou të tillë që bashkëmoshatarët e tij të përjetojnë edhe gjëra të bukura në Zvicër.

“Këtë pjesë të Zvicrës shumë pak organizohen evenimente të tilla për të rinj dhe për këtë arsye po bëj një organizim të tillë  për herë të dytë”, ka thënë Bajrami.

Grupi “Gost Rox” ka preformuar më së miri, duke qenë edhe fitues i  “Breakdance Contest 2011”.

Me këtë garë të gjithë pjesëmarrësit kualifikohen në gara të tjera ndërkombëtare.

Pa vallëzim nuk ka muzikë, ka thënë Agron Bajrami.

Të rinjtë e tjerë janë impresionuar me vallëzimin e treguar nga pjesëmarrësit e tërë botës.

Aty performuan grupe valltarësh nga SHBA-ja, Venezuela, Austria, Gjermania, Franca, Holanda dhe Zvicra.

Pa muzikën e Dj-it të njohur nga Gjermania  Dj Mesia nuk ishte i mundur ky vallëzim i njohur në botë si breakdance.