Lajme
Botohet në gjermanisht libri “Unë kam vrarë” i autores shqiptare, Eni Vasili
Përkthimin e librit e ka bërë albanologu dhe gjermanisti i njiohur nga Zvicra, Prof. Dr. Basil Schader

Albanologu dhe gjermanisti i njohur nga Zvicra, profesori universitar në pension, Basil Schader, është një emër shumë i njohur dhe i respektuar në komunitetin shqiptar të Zvicrës. Krahas angazhimit të tij shumëvjeçar për përpilimin e teksteve mësimore për nxënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër, ai merret edhe me përkthime letrare dhe publicistike nga shqipja në gjermanishte, shkruan albinfo.ch
Përkthimi më i ri i tij, i botuar së fundi është ai i librit “Unë kam vrarë” (Ich habe getötet) të gazetares së njohur nga Tirana, Eni Vasili.
Në vazhdim, disa fjalë të botuesit të librit, Wieser Verlag.
“Unë kam vrarë” e Eni Vasilit është një libër shumë autentik që bën fjalë për shpërfilljen e grave dhe vajzave, për një gjyqësor dhe politikë të dominuar nga meshkujt dhe shpesh të korruptuar. Është një libër për vuajtjet e grave që ishin viktima të torturuesve të tyre për vite të tëra dhe “shpëtonin veten” përmes vrasjeve, për t’u bërë sërish viktima si rezultat: viktima të një sistemi drejtësie më se të dyshimtë. “Unë kam vrarë” është, siç thotë autorja, një libër realiteti që rrëfen jetën e familjes shqiptare në lakuriqësinë e shqetësimeve, problemeve dhe plagëve të saj të papërshkrueshme. Shqipëria është vendi ku janë realizuar dhjetë intervista prekëse dhe të frikshme, të thelluara, nga një burg i grave. Megjithatë, nuk ka dyshim se fenomene dhe tragjedi të ngjashme ndodhin në shumë vende dhe shoqëri të tjera. Asgjë nuk do të ishte më e gabuar dhe më komode sesa librin “Unë kam vrarë” të konsideronim si një libër unik vetëm për Shqipërinë.
Librin e ka botuar shtëpia botuese austriake Wieser Verlag. Ai mund të gjendet në rrjetin e librarive “Ex Libris”, “Buchhaus” etj., si dhe me porosi në Amazon, Googlebooks etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva Partnerët socialë në Zvicër kanë mbështetur paketën e mbrojtjes së pagave të miratuar nga Këshilli Federal,...
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit
-
Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut
-
Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave
-
Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet