Integrimi
Botërori 2014: Një Zvicër me shumë ngjyra
15 nga 23 lojtarët zviceranë mund të kishin luajtur për një përfaqësuese tjetër
Për ta bashkuar këtë grup, përzgjedhësi në mënyrë simbolike e ka nominuar kapiten lojtarin me prindër nga Turqia, Gökhan Inler.
Pasi që ishin vetëm tre në këtë situatë gjatë Kampionatit Evropian 1996, dhe gjashtë në Botërorin 2006, ky trend i ri arsyetohet nga pritja masive që u është bërë refugjatëve të cilët kanë ikur nga konfliktet në ish-Jugosllavi, dhe nga lufta e Kosovës, trend të cilit i është bashkuar vullneti i federatës zvicerane për t’ua dhënë shtetësinë talenteve më të shkëlqyer. Këtë e konfirmon ish-përzgjedhësi Daniel Jeandupeux : « Më herët, Zvicra ka funksionuar me të drejtën e gjakut.
Gjatë kohës sa unë isha përzgjedhës, ishte shumë vështirë t’i jepej shtetësia një lojtari. Kam bërë shumë presion në rastin Sforza (ish lojtar i Bayernit dhe Interit), por kjo punë ka zgjatur më shumë se dy vite, edhe pse lojtari ishte lindur në Zvicër. Kemi bërë shumë progres në këtë drejtim». Në këtë mënyrë, federata ka përkrahur ngritjen e një kombi në vendin e 6-të të ranglistës së FIFA-s.
«Shumica dërmuese e zviceranëve janë shumë krenarë me këtë ekip» shpjegon politologu Bashkim Iseni, njëkohësisht drejtor i platformës Albinfo.ch, e cila shqyrton dhe analizon vendin e komunitetit shqiptar në kuadër të konfederatës helvetike.
«Nati përfaqëson përzierjen që ekziston me vite të tëra. Zvicra disa herë jep imazhin e një shteti të izoluar mirëpo, në realitet, është shtet shumë i hapur. Përfaqësuesja reflekton këtë shoqëri e cila pret krahëhapur imigrantët. Nëse respektojmë vlerat e shtetit, dhe nëse u bindemi rregullave, ashensori shoqëror funksionon mirë. Siç ka thëne Pierre Bourdieu, golat e Shaqirit rrisin fushën e mundësive për të rinjtë që vijnë nga imigrimi. E gjithë kjo krijon një ndjenjë përkatësie të këtij shteti dhe thyen të gjitha paragjykimet drejt imigrantëve, veçanërisht tek ata që vijnë nga Ballkani ».
Në një vend i cili ka 3 gjuhë zyrtare (gjermanisht, frëngjisht, italisht) dhe ku 23,5% të popullatës në vitin 2013 ishte e huaj, kjo përzierje futbollistike nuk krijon asnjë polemikë. Në anën tjetër, në Francë, ekzistojnë personazhe si Jean-Marie Le Pen ose Georges Frêche, të cilët në të kaluarën janë ankuar për mungesën e përfaqësimit të lojtarëve francezë në ekipin kombëtar.
Mendime të këtij lloji janë shumë të rralla në Konfederatën Zvicerane. Mirëpo me datën 9 shkurt, popullata zvicerane ka votuar me 50.3% për limitimin e imigrimit në masë gjatë një referendumi të organizuar nga partia e djathtës UDC/SVP. Një rezultat i cili i ka përkeqësuar marrëdhëniet në mes të BE-së dhe një shteti i cili i ka pritur më shumë se 80 ‘000 evropianë çdo vit. Kjo nuk shihet si paradoks nga njerëzit në anën tjetër të kufirit.
«Vet imigrantët kanë votuar « po » në këtë referendum, siguron Bashkim Iseni. Zvicerani mesatar ka vendosur t’i mbrojë përfitimet sociale, punësimin dhe një standard jetese që është për t’u pasur zili. Mund të konstatojmë se integrimi kulturor dhe futbolli e përshpejtojnë këtë fenomen. Mirëpo rreziku është që integrimi të lidhet vetëm me futboll. Çfarë do të ndodh kur do të humbasin këta lojtarë …. »
Artikull i botuar në Le Parisien: Mondial 2014 : une Suisse de toutes les couleurs.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës