Lajme
Bota tani ka më shumë telefonë se njerëz
Tani ka më shumë abonime celulare sesa njerëz në planet, raporton Statista.
Kishte më shumë se 8.58 miliardë abonime celulare në përdorim në mbarë botën në vitin 2022, krahasuar me një popullsi globale prej 7.95 miliardë.
Më 3 prill 1973 inxhinieri i Motorola-s, Martin Cooper, po qëndronte në një rrugë të Nju-Jorkut, kur bëri thirrjen e parë në një telefon të vërtetë celular, duke thirrur rivalin e tij kryesor në Bell Labs, Joel Engel.
Thirrja e bërë në një prototip, që më vonë u bë Motorola DynaTAC, ishte e shkurtër, siç kujtoi më vonë Cooper. “Unë i thashë “Joel, ky është Marty. Po ju telefonoj nga një celular, një celular i vërtetë, i lëvizshëm, dore”. Kishte një heshtje në skajin tjetër, dyshoj se po kërcëllinte dhëmbët”.
Thirrja e Cooper ishte një moment kyç në historinë e komunikimit celular, pasi shënoi fillimin e një epoke të re.
Sot, telefonat celularë janë të kudondodhur, me mbi 5.4 miliardë njerëz në mbarë botën, që kanë të paktën një abonim celular, sipas Groupe Speciale Mobile Association, GSMA.
Në fakt, tani ka më shumë abonentë celularë sesa njerëz në planet.
Sipas Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (International Telecommunication Union, ITU), kishte më shumë se 8.58 miliardë abonime celulare në përdorim në mbarë botën në vitin 2022, krahasuar me një popullsi globale prej 7.95 miliardë banorësh në gjysmë të vitit./ World Economic Forum
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











