Integrimi
“Bota në Rorschach” dhe shqiptarët në të
Interesim i madh për shfaqjen teatrale me informata mbi kulturën, historinë dhe traditën e Kosovës
Një grup i vogël artistësh të nacionaliteteve të ndryshme që vepron dhe jeton në qytetin Rorschach, do të shfaqë të shtunën, më 21 shkurt, një pjesë teatrale që promovon bashkëjetesën mes kulturave në Zvicër.
Grupi teatral „Welt in Rorschach” apo „Bota në Rorschach” është një projekt teatral me 12 aktorë amatorë të nacionaliteteve të ndryshme që do të luajnë në këtë shfaqje. Krahas zviceranëve, ka dhe mjaftë shqiptarë, hungarezë, portugezë e të tjerë, na tregon Ajete Maliqi.
Ata janë një grup i vogël ndërkombëtar që aktrojnë në regji të Beatrice Mock të Schlofftheater Rorschach dhe me mbështetje të komunës e kantonit.
Përmes humorit e paragjykimeve, ata sjellin në skenë sfidat e bashkëjetesës mes popujve e kulturave të ndryshme. „Klishetë, moskuptimet dhe problemet nga jeta e përditshme janë fokusimi ynë në këtë pjesë teatrale”, thotë përmes telefonit për albinfo.ch, Ajete Maliqi.
Artdashësit do të kenë po ashtu rastin të njihen më për së afërmi me kulturën, traditat dhe historinë e Kosovës.
Ndërmjet skenave një prezantim të shkurtër mbi Kosovën do ta mbaj eksperti i migracionit, Osman Sadiku. Prezantimi i ekspertit të migrimit ka për qëllim hapjen e dialogut mbi kulturën kosovare.
Shfaqja fillon me aperitiv në ora 18.30 të shtunën, më 21 shkurt 2015, në sallën e shkollës sekundare në Rorschach.
Sipas organizatorëve, interesimi për këtë pjesë teatrale që shfaqet në vlugun e aktiviteteve të shumta për nder të 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka qenë i madh. Ndonëse kjo, siç thonë ata, është një rastësi, nuk ka lidhje me datën e pavarësisë së Kosovës.
„Jemi detyruar t`i stopojmë rezervimet për arsye se të gjitha 100 ulëset janë rezervuar qysh para një jave”, tha aktivistja Maliqi.
Info rreth ngjarjes
- LokacioniRorschach
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’