Lajme
Bota i afrohet numrit prej 1 milion viktimave nga pandemia Covid-19
Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit në mbarë botën i është afruar shifrës prej një milion.
Pothuajse 33 milionë persona janë infektuar me koronavirusin e ri, që fillimisht u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Që atëherë, shumë shtete u detyruan që të aplikonin kufizime të ashpra që kanë pasur ndikim në sistemet politike, sociale dhe ekonomike, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Koronavirusi, që shumë shtete, që gjatë pranverës kishin përjetuar një ulje të rasteve, tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja.
Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit teksa Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuara po regjistrojnë numër rekord të rasteve të reja.
“Vala e dytë po vjen më shpejt sesa e kishim paramenduar”, thotë Patric Bouet, shef i Këshillit Kombëtar të Doktorëve në Francë.
Shumë shtete evropiane po rivendosin masat kufizuese, me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet po bie, për shkak të trajtimit më të mirë shëndetësor. Por, ekspertët thonë se nëse numri i infektimeve të reja vazhdon të rritet, atëherë do të mbingarkohen spitalet, që mund të çojë në rritjen e rasteve të vdekjeve.
Rusia po regjistron numër të lartë të infektimeve brenda një dite. Ky shtet, në total ka regjistruar 1,143,571 raste me koronavirus dhe rreth 20,000 vdekje.
Në Lindjen e Mesme, presidenti iranian, Hassan Rohani ka autorizuar autoritetet lokale që të vendosin masat e nevojshme, me qëllim të frenimit të virusit.
Ndërkaq, numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 7 milionë më herët gjatë kësaj jave dhe numri i vdekjeve ka arritur në 200,000.
Ekspertët shëndetësorë thonë se ka pak gjasa që pandemia me koronavirus të vihet nën kontroll derisa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë zhvilluar. Parashikimet e ekspertëve janë se një vaksinë e tillë do të jetë e gatshme në gjysmë e parë të vitit të ardhshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje