Bota

Bosnja po zbrazet

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 në Slloveni ishin të punësuar 7,010 persona nga Bosnja, ndërsa 607 persona u larguan drejt Gjermanisë, të gjithë me një profesion mjekësor.

Për në Slloveni u larguan shoferët, saldatorët, muratorët dhe punëtorët e ndërtimit. Në Gjermani, të gjithë punëtorët që kanë mbetur me arsim të mesëm profesional.

Nëse krahasohet me vitin e kaluar, kur janë lëshuar 10,000 leje pune për tërë vitin, këtë vit do të ketë një dalje edhe më të madhe të punëtorëve, sepse janë lëshuar 7,617 leje pune për shtatë muaj e gjysmë, përcjell albinfo.ch.

Nëse kjo praktikë vazhdon dhe nëse largohen të rinjtë dhe njerëzit e aftë, Bosnjë e Hercegovina do të jetë një vend pleqsh.

Në një rast të tillë, Bosnja do të duhet të kërkojë punëtorë nga jashtë në sektorët më të rëndësishëm, siç janë kujdesi shëndetësor dhe ekonomia.