Shqipëria
Bosch konfirmon raportin holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët
Ambasadori Bosch as që e vë në dyshim ekzistencën e raportit, por thotë se ai duhet të mbetej në kuadrin e një dokumenti të brendshëm të policisë
Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, së fundmi ambasador i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka pranuar ekzistencën e raportit të policisë dhe prokurorisë holandeze për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Raporti, që shpreh shqetësim për rritjen e kriminalitetit shqiptar, u mohua nga ambasadorja e Shqipërisë në Holandë. Ambasadori Bosch as që e vë në dyshim ekzistencën e raportit, por thotë se ai duhet të mbetej në kuadrin e një dokumenti të brendshëm të policisë.
“Kemi një problem të madh me shqiptarët në Holandë. Të rinjtë përpiqen të shkojnë me anije drejt brigjeve britanike në mënyrë ilegale. Në të shumtën e rasteve nuk ia dalin dhe jetojnë në rrugë. Ata nuk vjedhin, por ama pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqejnë që ata enden rrugëve të Holandës. Holandezët u kërkojnë policëve që t’i dëbojnë, por duke pasur regjim të lirë të vizave, policët nuk mund ta bëjnë këtë.
Këta emigrantë tregojnë në këtë formë se as nuk e kanë idenë se ç’do të thotë regjim i lirë vizash, sepse mendojnë se mund të bëjnë gjithçka.
Kjo gjë u bë e madhe tani, ka shkuar deri në rang ministrish, por le të jemi të arsyeshëm: kriminelët e vërtetë nuk i ndal regjimi i vizave. Do të ishte shumë e padrejtë që njerëzit normalë të jenë viktima dhe e gjitha kjo për faj të një polici”, deklaroi ambasadori.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












